Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sulmi ndaj Ademit, Rrahmani: Është pretendim, ka qenë një kacafytje pa goditje

 
   

Kryetari i Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës, Qazim Rrahmani sonte në “Edicionin Special” ka folur në lidhje me një sulm fizik ku Danush Ademi pretendon se është rrahur nga disa persona.

Ai u shpreh se nuk është rrahje, por një pretendim  siç tha ai, për t’u luajtur roli i viktimës.

Rrahmani tutje tha se ka qenë vetëm një kacafytje pa goditje.

“Nuk është rrahje, është pretendim dhe ky pretendim është që të luhet roli i viktimës, pas humbjes, të luhet roli i më të mirit”.

“Z.Ademi para se të bëjë filma media sot, e para se të bëjë filma në aspektin që ta trazojë komunitetin Ashkali, është dashur kërkojë falje ndaj meje për fyerjet, sharjet familjare, fëmijët e mi, gruan time, varret tona, nënën time dhe të gjithë. Më ka prekur emocionalisht dhe unë fare nuk jam marrë më z.Ademi në 30 ditë fushatë”.

“Gjatë ditës së zgjedhjeve, ndaj meje personalisht ka ardhur deri tek një kacafytje, incident që shihet edhe në videot e publikuara, aty nuk ka as grushta. Kacafytje në aspektin popullor e themi kur shtyhen njerëzit me njëri-tjetrin, por jo goditje”, u shpreh ai.