Lajme

Sulmi në New Orleans, Haradinaj: Solidarizohemi me SHBA-në në këto momente të trishtueshme

 
   

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit të sotëm në New Orleans të ShBA-së.

Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës solidarizohet me ShBA-të në këto momente të trishtueshme.

“I trishtuar thellësisht nga sulmi i tmerrshëm në New Orleans. Lutjet dhe mendimet tona më të sinqerta janë për viktimat, familjet e tyre dhe mbarë popullin amerikan.

Populli i Kosovës solidarizohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këto momente të trishtueshme”, është shprehur Haradinaj.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme