Të mërkurën ka ndodhur një rast i rëndë në Vushtrri, ku një 7-vjeçare dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një punëtor teknik i një shkolle fillore.
Sulmi ka ndodhur jashtë shkollës.
Lidhur me këtë rast për Klankosova.tv ka folur, drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Naile Bekteshi.
‘Së pari rasti nuk ka ndodhur në shkollë. Jemi të informuar, unë si drejtoreshë e arsimit, jam informuar me datën 03.04, për rastin që ndodhur më datën 1. Rasti në fjalë, sipas të dhënave, drejtori që na u ka drejtuar Drejtorisë së Arsimit, punëtori teknik ka qenë i lirë atë ditë punës, nuk ka qenë në marrëdhënie punë atë ditë hiç, ka marrë leje pushim, për atë ditë u kanë i liruar. Edhe rasti ka ndodhur, vajza duke shkuar në shkollë, sipas informacionit, mësuesja e ka vërejtur nxënësen në shkollë që s’po nihet mirë edhe kanë diskutuar me të, pastaj e ka drejtuar tek drejtoria e shkollës, pastaj drejtoria e shkollës e ka njoftuar prindin, dhe organet e policisë”, deklaroi ajo.
Tutje, e para e Arsimit në Vushtrri bëri me dije se ndaj të dyshuarit është dhënë masa e paraburgimit, dhe se, i njëjti është pezulluar nga puna.
“Rasti është trajtuar nga organet e drejtësisë dhe të njëjtit person i është shqiptuar masa e paraburgimit. Ne si DKA, kemi marr vendim për pezullimin e punëtorit teknik në fjalë, deri në përfundimin e procedurave nga organet kompetente”, theksoi Bekteshi.
