Lajme

Sulmohet një 20-vjeçare në Mitrovicën e Veriut – dy gra e godasin dhe largohen me veturë

Një rast sulmi fizik është raportuar mbrëmjen e 10 marsit 2026 në rrugën “Llolla Ribar” në Mitrovicën e Veriut, ku një vajzë e re ka përfunduar në polici pasi u përball me dy persona të panjohur.

Sipas informacioneve nga burime të afërta me hetimin, rreth orës 21:10 viktima S.M., rreth 20-vjeçare kishte telefonuar motrën e saj duke i kërkuar që të shkonte urgjentisht në stacionin e autobusëve, pasi kishte pasur një mosmarrëveshje verbale me dy persona të gjinisë femërore dhe ishte mbyllur në tualet nga frika.

Në momentin që policia ka arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarat nuk janë gjetur më në lokacion, pasi sipas informacioneve ato janë larguar me një veturë të zezë me targa KV-…-JF.

Nga deklarimet e para është mësuar se të dyshuarat dyshohet të jenë nënë dhe bijë, të panjohura për viktimën. Njëra prej tyre e kishte shtyrë, ndërsa tjetra e kishte goditur me shuplakë në fytyrë.

Viktima është intervistuar në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut dhe ka deklaruar se nuk ka pasur nevojë për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Sulm”, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të përfshirë janë në zhvillim.

Të Ngjashme