Gjykata Supreme në Kosovë ka njoftuar se ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin zgjedhor pas rinumërimit të votave.
Supremja ka shqyrtuar gjashtë ankesa kundër vendimeve të PZAP-së.
Dy ankesa ishin bërë nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, një nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, një nga koalicioni PAI-PDAK-LPB, një nga Emilija Rexhepi dhe një nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratski Stranka, Prizren).
Derisa pritet qpublikimi i vendimeve, nëse edhe Supremja i refuzon ankesat, i hapet rruga certifikimit të rezultateve. Më pas, brenda 30 ditësh duhet të thirret edhe seanca për konstituimin e Kuvendit.