Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sveçla dhe sekretarja britanike për Punë të Brendshme diskutojnë forcimin e partneritetit në siguri

 
   

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të mërkurën është takuar me Sekretaren për Punë të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Shabana Mahmood.

Në një postim në Facebook, Sveçla bëri të ditur se gjatë takimit e ka njoftuar sekretaren Mahmood për progresin e arritur nga Kosova, veçanërisht në fushën e sigurisë.

Postimi i plotë:

Kisha kënaqësinë të takohem sot me Sekretaren për Punë të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar znj. Shabana Mahmood.

E njoftova për progresin e arritur të Republikës së Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë, progres ky që vlerësohet edhe në raportet kredibile ndërkombëtare.E falënderova pë

emërsisht Sekretaren Mahmood për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për ngritjen dhe forcimin e institucioneve tona.

Partneriteti ynë mbetet i qëndrueshëm dhe me vullnet të plotë nga të dyja palët për ta thelluar edhe më tej në të ardhmen.