Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sveçla: Festa bashkon ndjenjën kombëtare dhe respektin për sakrificën

 
   

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se 28 Nëntorin e ka kremtuar në Vlorë, qytetin ku “113 vite më parë u shpall me zë të lartë aspirata shekullore që Shqipëria të jetë e lirë dhe e mosvarme”.

Sveçla theksoi se kjo ditë po festohet nga shqiptarët kudo që jetojnë. “Kudo ku ka shqiptarë, në çdo trevë e në çdo cep të botës, kjo ditë po festohet me krenari”, u shpreh ai, duke nënvizuar se festa bashkon ndjenjën kombëtare dhe respektin për sakrificën e të parëve.

Ai shtoi se brezat e rinj duhet të njohin dhe të ndjekin rrugën e lirisë.

“Angazhohemi me përulësi dhe përgjegjësi ndaj historisë ndërsa u përcjellim brezave të rinj rrugën e gjatë të lirisë”, tha Sveçla, duke kujtuar se kjo rrugë është ndërtuar mbi sakrifica, vendosmëri dhe përkushtim të pandalshëm për liri e pavarësi.