Lajme

Tahiraj: Pazaret politike nuk mund ta ndryshojnë realitetin e Gjykatës Speciale

Veprimtari Saim Tahiraj për “Bota sot”, ka komentuar zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës.

Tahiraj thotë se votimi për presidenten dhe ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale, sipas tij, tregojnë një bashkim politik të atyre që ai i quan “Fronti i Kuq”.

“Fronti i Kuq, i përbërë nga i njëjti brumë ideologjik, dje nxori kokën nga ilegaliteti dhe tregoi fytyrën e vërtetë. Kur janë në rrezik, ata bashkohen, bëjnë pazare dhe veprojnë si një trup i vetëm.

Rreziku nga Gjykata Speciale i nxori në sipërfaqe. Bënë pazaret ashtu siç dinë ata: votuan ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe, në të njëjtën kohë, votuan Presidenten. Pastaj u ndien të gëzuar për „fitoren e madhe“ që, sipas tyre, arritën.

Por një gjë e harruan: e bënë pa hanxhiun!

Të Ngjashme