
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Mitrovicën e Jugut, Arian Tahiri, shprehet falënderues ndaj qytetarëve të kësaj komune, të cilët sipas tij kanë bërë një fushatë dinjitoze për zgjedhjet lokale.
“Jam thellësisht mirënjohës për fushatën dinjitoze, përbashkuese dhe me plot vlera, ashtu siç e meriton Mitrovica. Faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe Mitrovicë”, ka shkruar Tahiri.
Ai po ashtu ka thënë se së bashku, pa dallime, “ecim bashkë drejt fitores tonë të plotë. Mirënjohës përjetë për besimin tuaj”, shkruan ai.
Në këtë Mitrovicën e Jugut sipas rezultateve të KQZ-së do të ketë balotazh.
Arian Tahiri nga PDK-së ka marrë 47.89 për qind e votave apo 15 mijë e 368 vota.
I dyti në këtë komunë ëshë renditur Faton Peci, kandidati për kryetar nga LVV-Guxo, 47.80 për qind e votave apo 15 mijë e 340 vota.