Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tahiri pas aktgjykimit të fundit të Kushetueses: Tashmë ngërçi mund të jetë vetëm politik

 
   

Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për seancën konstituive.

Duke përmendur sqarimet e bëra nga Kushtetuesja, Tahiri ka thënë se ka mbetur e pasqaruar se çfarë ndodh me deputetët që refuzojnë të marrin pjesë në votim ose zgjedhin dhe të mos votojnë.

E vërteta është se nuk ka pasoja individuale, apo instrumente per te vendosur përgjegjësi të drejtpërdrejtë për deputetët.

Si rezultat, bllokada politike mund të vazhdoj dhe vendi të mbetet peng i inatit dhe kokëfortësisë”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Ngërçi aktual është politik, jo më kushtetues!

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar qartë 3 çështje themelore:

1. Votimi për Kryetarin/Kryesinë bëhet vetëm me votim të hapur.

2. Çdo kandidaturë mund të paraqitet maksimumi tre herë.

3. Kuvendi mblidhet çdo 48 orë, për një periudhë 30-ditore, deri në zgjedhjen e Kryetarit/Kryesisë.

Ky vendim kërkon nga të gjithë deputetët pjesëmarrje aktive në votim. Por, mbetet një pyetje thelbësore:

Çka ndodh nëse deputetët refuzojnë të marrin pjesë ose zgjedhin të mos votojnë?

E vërteta është se nuk ka pasoja individuale, apo instrumente per te vendosur përgjegjësi të drejtpërdrejtë për deputetët.

Si rezultat, bllokada politike mund të vazhdoj dhe vendi të mbetent peng i inatit dhe kokëfortësisë.

Është detyrë e shumicës politike që të gjejnë zgjidhje dhe të mos lejojnë që bllokada të vazhdojë pafundësisht.

Eshtë obligim politik i tyre që të respektojnë kushtetutën dhe njëherit ti binden edhe obligimeve të adresuara nga Gjykata Kushtetuese.