📅 Thursday, 22 January 2026

Tahiri pas vrasjes së 21-vjeçares: Kjo hata nga burrat duhet të marrë fund

 
   

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj vrajës së 21-vjeçares nga ish-bashkëshorti i saj.

Ajo ka bërë me dije se organet e drejtësisë duhet të ndalin këto vrasje.

Tahiri ka vlerësuar se kjo vrasje ka ndodhur ende pa u harrur dhimbja nga vrasja e fundit.

“Edhe një vrasje e një gruaje (në Ferizaj) tronditi Kosovën, ende pa harruar dhimbjen për një tjetër – kjo hata nga burrat duhet të marrë fund, organet e drejtësisë duhet ta ndalin këtë dukuri vrastare!”, ka shkruar Tahiri.