Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tahiri thotë se ka ftuar LDK-në për bashkëpunim pret përgjigje pozitive

 
   

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka folur sot, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës, që shpreson në konkretizim pozitiv.

“Unë i njoh kryetarët e secilit subjekt politik në Mitrovicë.

I kam ftuar përfaqësuesit e LDK-së, kryetarin, dhe të subjekteve tjera më të vogla që të bëhemi bashkë dhe të vazhdojmë qëllimin tonë.

Janë komunikime shumë pozitive dhe pres në ditët në vazhdim të konkretizohen”, tha Tahiri.