Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim të frytshëm në Shtëpinë e Kosovës në Davos me Dr. Sabeeh Al-Mukhaizeem, ministër i Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Ripërtërishme të Kuvajtit.
Në fokus të bisedës ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe mundësitë për investime të huaja në Kosovë, veçanërisht në sektorët e ujërave, energjisë dhe infrastrukturës, duke shprehur falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Kuvajtit ndaj progresit të vendit, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Bisedë produktive në Shtëpinë e Kosovës në Davos me Dr. Sabeeh Al-Mukhaizeem, ministër i Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Ripërtërishme, njëherësh ministër në detyrë i Financave dhe ministër i Shtetit për Çështjet Ekonomike dhe Investimet të Shtetit të Kuvajtit.
Falënderimi ynë për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme ndaj progresit të Kosovës është gjithashtu ftesë për bashkëpunim ekonomik dhe investime të huaja në fusha me interes për vendin tonë, si në sektorin e ujërave, infrastrukturës dhe energjisë, pasi mandati i ardhshëm do të jetë mandat i digave, stadiumeve, hekurudhave dhe kapaciteteve të reja energjetike.
