Kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj njëditore në Zvicër, ku gjatë qëndrimit në Davos takoi mërgimtarët në Shtëpinë e Kosovës dhe zhvilloi një sërë takimesh me udhëheqës ndërkombëtarë.
Një moment kyç i vizitës ishte nënshkrimi i Kartës së Bordit të Paqes në prani të ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëthemeluesve të tjerë të Bordit. Pas ceremonisë, kryetarja Osmani mbajti deklaratë për mediat ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e Bordit si një iniciativë që synon të promovojë dialogun, bashkëpunimin dhe paqen në rajon dhe më gjerë.
Në postimin e saj në Facebook, Osmani shprehu kënaqësinë për takimin me mërgimtarët.
“Secili prej tyre na bën jashtëzakonisht krenar me sukseset dhe të arriturat e tyre, dhe jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën.”
Ky aktivitet nënvizon përpjekjet e kryetares Osmani për të forcuar lidhjet me mërgatën, për të promovuar interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal.
Postimi i plotë:
Gjatë qëndrimit njëditor në Zvicër, ishte kënaqësi e veçantë ta takojmë mërgatën tonë në Shtëpinë e Kosovës në Davos. Secili prej tyre na bën jashtëzakonisht krenar me sukseset e të arriturat dhe jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën.
