Lajme

Takim Kurti–Dukanoviç në Prishtinë, në fokus zhvillimet në rajon

 
   

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Dukanović, ka bërë të ditur se gjatë një ndalese në Prishtinë është takuar shkurt me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dukanoviç njoftoi se e ka uruar Kurtin për fitoren e fundit zgjedhore.

Ndërsa theksoi se takimi është zhvilluar në një atmosferë miqësore.

“Së bashku shkëmbyem mendime për proceset aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe në nivel global, me theks të veçantë në çështjet me rëndësi për sigurinë e rajonit”, ka shkruar Dukanoviç.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme