Lajme

Takim në Madrid për dialogun Kosovë-Serbi, Sorensen nënvizon mbështetjen e Spanjës

 
   

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është takuar në Madrid me ministrin spanjoll për Punë të Jashtme, BE dhe Bashkëpunim, Jose Manuel Albares.

Sorensen ka shkruar në X se takimi përfshiu “diskutim të thellë mbi dialogun e lehtësuar nga BE-ja” dhe ka shtuar se është mirënjohës për interesin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e fortë të Spanjës për avancimin e procesit të normalizimit.

Ky ishte takim i radhës që Sorensen zhvillon me zyrtarë evropianë për të diskutuar mbi ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. 

 
 
 
 

 

Të Ngjashme