Lajme

Takimi i Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku për presidentin – juristi flet për pasojat juridike nëse nuk arrihet një marrëveshje!

Pasi mandati i Vjosa Osmani ka skaduar, atëherë pozita e presidentes ka kaluar në ushtrim detyre, ku përkohësisht përgjegjësitë mund të merren nga përfaqësues të institucioneve, siç përmendet edhe emri i Albulena Haxhiu.

Megjithatë, Kushtetuta e Kosovës parasheh qartë që deputetët kanë një afat të caktuar kohor për të zgjedhur presidentin e ri, duke e bërë këtë proces të domosdoshëm për funksionimin normal të shtetit.

Në këtë situatë, përgjegjësia kryesore bie mbi Kuvendin e Kosovës, i cili duhet të sigurojë shumicën e nevojshme për zgjedhjen e kreut të shtetit. Ky proces kërkon bashkëpunim ndërmjet partive politike, pasi zgjedhja e presidentit nuk mund të realizohet pa një konsensus të gjerë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku janë zotuar se do t’i vazhdojnë diskutimet për çështjen e presidentit, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja. Ai ka thënë se disa pika të takimit do të mbesin konfidenciale, pa treguar se në çfarë drejtimi është diskutuar për pozitën e presidentit.

E të gjendur në këtë situatë çfarë pasojash juridike mund të ketë nëse nuk arrihet marrëveshje për zgjedhjen e presidentit brenda tri javëve të mbetura?

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Ardian Bajraktari.

Ai thotë se, vendimi i Gjykata Kushtetuese e Kosovës u jep deputetëve një afat shtesë prej 34 ditësh për ta përmbushur detyrimin kushtetues për zgjedhjen e presidentit, duke e bërë këtë një obligim të qartë dhe të domosdoshëm institucional.

Image
Ardian Bajraktari

“Gjykata Kushtetuese me vendimin e fundit u ka dhënë një mundësi shtesë deputetëve që në afat prej 34 ditësh ta përmbushin detyrimin e tyre, ta zgjedhin presidentin/en e vendit”, thotë ai.

Tutje avokati shon që së rast se ky afat nuk respektohet, ai thekson se kjo nënkupton dështimin e Kuvendit, çka çon në shpërndarjen e tij dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme që duhet të shpallen nga ushtruesja e detyrës së presidentes dhe të mbahen brenda 45 ditësh.

Mos përmbushja e këtij detyrimi brenda këtij afati nënkupton dështimin e Kuvendit dhe rrjedhimisht shpërndarjen e tij sipas fuqisë Kushtetuese.

E për pasojë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, të cilat duhet të caktohen nga Ushtruesja e Detyrës se Preaidentes dhe duhet të mbahen brenda dyzet e pesë (45) ditësh”, përfundoi Bajraktari për “Bota sot”.

Kujtojmë që takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut u zhvillua pas përfundimit të mandatit presidencial të Vjosa Osmanit më 4 prill. Të njëjtën ditë, pozitën e ushtrueses së detyrës e ka marrë Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ashtu siç parashihet me Kushtetutë. Kurti ndërkohë pritet të takojë edhe kreun e PDK-së Bedri Hamzën, veçse për këtë nga partia e Hamzës kërkojnë që kryeministri t’iu drejtohet me letër zyrtare.

Të Ngjashme