Lajme

Takimi Osmani- Prattipati, pritet konferencë për media e presidentes Osmanit pasdite

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me të ngarkuarën me punë të ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati. Takimi vjen në kohën e zhvillimeve të shumta lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Afati i nisjes së procedurës për zgjedhjen e Presidentit përfundon sonte dhe Kosova rrezikon zgjedhje të reja pas një kohë të gjatë të bllokadave që përjetoi vendi.

Presidentja Osmani kishte shfaqur ambiciet e saj për të vazhduar edhe një mandat në krye të vendit, por Lëvizja Vetëvendosje, me të cilën iu fut garës bashkë në mandatin e parë, tashmë për kandidat të saj ka propozuar kryediplomatin Glauk Konjufca.

Pritet konferencë për media e presidentes Osmanit sot pasdite, por deri më tani nuk është konfirmuar zyrtarisht nga presidenca koha e mbajtjes së saj.

Të Ngjashme