Lajme

Takohen Haxhiu e Barbano, flasin për sundimin e ligjit

Sundimi i ligjit dhe rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it, kanë qenë temë në takimin që ka pasur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu me shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takim, gjithashtu u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, njofton zyra për media e Kuvendit.

Njoftimi:

“Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it”.

Të Ngjashme