
Në debatin për krizën institucionale në Kosovë, është ngritur pyetja nëse Presidentja ka të drejtë të shpallë zgjedhjet. Sipas nenit 84 të Kushtetutës, Presidentja është garantuese e funksionimit kushtetues të institucioneve (pika 2) dhe ka kompetencë të shpallë zgjedhjet për Kuvendin (pika 3).
Në kushtet kur Kuvendi nuk funksionon, siç është rasti aktual, Presidentja ka bazë kushtetuese të ndërhyjë, duke shpallur zgjedhje të reja për të garantuar vazhdimësinë demokratike.
Postimi i plotë:
A ka të drejtë Presidentja t’i shpall zgjedhjet?
Neni 84, në pikën 2 thotë: (Presidenti) garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë.
Pika 3 thotë se: (Presidenti) shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe thërret mbledhjen e parë të tij.
Pra, Presidentja është “garantuese” e funksionimit kushtetues të institucioneve siç është Kuvendi, i cili siç jemi dëshmitarë, nuk është ka funksionon.