Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tali falënderon Ukrainën pas njohjes së Kosovës nga Siria – ja mesazhi i tij

 
   

Driton Tali ka reaguar pas njohjes së Kosovës nga Siria, duke falënderuar publikisht Ukrainën për rolin e saj të tërthortë në këtë zhvillim diplomatik.

Përmes një postimi në Facebook, ai u shpreh se dobësimi i Rusisë nga Ukraina ka qenë faktor kyç që ka çuar në këtë njohje, duke theksuar se “Ukraina po lufton edhe për neve”.

Ai u befasua se si askush nuk e falënderoi Ukrainën për këtë gjë, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Falemderit Ukrainë!

Për këtë njohje të rëndësishme të Sirisë nuk pash që dikush nga ne ju falemderu Ukrainës!?

Duzhe djakuiu, Ukraïno!

Po mos ta dobësonte Rusinë, duke e sjellur në pozitë që të heqë dorë nga esetët dhe Siria, sigurisht se këtë njohje s’do ta kishim.

Nuk po them kot në vazhdimësi se “Ukraina po lufton edhe për neve!”.

Urime njohjen.