
Analisti Driton Tali ka dhënë detaje mbi familjen Berisha, e cila ka shërbyer në Serbi.
Ai ka përmendur me emra edhe njerez të tjerë, shqiptarë, që kanë vepruar e veprojnë në Serbi.
Postimi i plotë:
“Kuadrat e Dukagjinit” 🙂
Demo Berisha, officer i lartë i Policisë Usharake të Serbisë, udhëheqës i “Amzëz shqiptare” dhe tashti minister në Qeverinë e Vuçiçit;
Shpresa Berisha, gjenerale, e ngarkuar me detyra speciale nga Vuçiçi. Motra e Demës, nga Peja;
Halil Berisha – hero lufte në Mbretërinë Serbe. I zanun “rob lufte” nga gjermanët me 1917, nga Klina.
Izet Berisha, djali i Halilit, oficer në Policinë Ushtarake të Serbisë, i vrarë (hero i Serbisë) në Vukovar, me 1991.
Adem Berisha (djali i Halil Berishës), oficer i lartë i UDB’ës, i vrarë me 1999 gjatë bombardimeve.
Hatixhe Beirsha (vajza e Halil Berishës), kolonele në ushtrinë serbe (mbase u gradua edhe në gjenerale). Profesoreshë në Akademinë Ushtarake, në Beograd.
Më bënë përshtypje tema e saj e magjistraturës, titullin e kishte “Pasojat e narkoterrorizmit në Kosovë dhe Metohi”, të mbrojtur me 2004, ne Fakultetin e mbrojtjes civile, Univerziteti i Beogradit. Dhe tema e doktoraturës “Dhuna politike në Kosovë dhe Metohi nga viti 1945 deri në vitin 2003”, të mbrojtur me 2013, në Fakultetin e shkencave politike të Universitetit të Beogradit.
Shkollat e Ballkanit janë bë mosvet. Universiteti i Beogradit, sipas “QS World University Rankings” e 770’ta. Këto tjerat më poshtë e më poshtë.