Lajme

“T’bijt e babës” – Tali kritikon fenomenin e trashëgimisë në politikë

Driton Tali ka reaguar në Facebook për, siç e quajti ai, fenomenin e “trashëgimit të posteve” nga prindërit tek fëmijët në politikë.

Ai përmendi disa shembuj ndërkombëtarë dhe rajonalë, duke përfshirë djalin e Ali Khamenei, djalin e Mohammad Reza Pahlavi dhe djalin e Vojislav Sheshel, duke thënë se situata të ngjashme po ndodhin edhe në Kosovë.

Sipas Talit, në rastet kur në poste të larta propozohen ose zgjidhen persona që ai i quan “pinjollë të UDB-së”, shpesh arsyetohen me shprehjen se “fëmija nuk ka faj për prindërit”.

“Çka ka lidhje – çka ka faj fëmija për prindërit, s’i ka zgjedhë ai prindërit”, ka shkruar Tali në reagimin e tij.

Reagimi i Talit në Facebook:

T’bijt e babës

Djali i Hameneit e trashigon “fronin” e babës (në një Republikë!?);

Djali i Shahut garanton demokracinë…;

Njejtë në Ballkan, bie fjala djali i Sheshelit e trashigon postin e babës në Partinë Radikale;

Në Kosovë i biri patriotit propozohet/zgjedhet…

Interesant, te ne ështē edhe një fenomen: në rastin e këtyre pinjollëve të udbës kur po zgjedhen në poste të larta (apo kur po propozohen) po thonë “çka ka lidhje – çka ka faj fëmija për prindërit, s’i ka zgjedhë ajo/ai prindërit!”.

Të Ngjashme