Të burgosurat e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan kanë realizuar një aktivitet humanitar duke dhuruar dhurata për nxënësit e Shkollës Fillore “Haradin Bajrami” në Magurë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se dhuratat iu janë dorëzuar nxënësve të Dhomës Burimore të kësaj shkolle, ku ndjekin mësimet gjashtë fëmijë me nevoja të veçanta.
“Ky veprim ka për qëllim të ofrojë mbështetje morale dhe të përcjellë mesazhin e kujdesit dhe solidaritetit ndaj fëmijëve”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se aktivitete të tilla dëshmojnë rëndësinë e përfshirjes sociale dhe nxisin vlera humane, empati dhe përgjegjësi shoqërore.

