Lajme

Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Të dielën do të ndërrohet ora dimërore. Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para.

Me këtë ndryshim të orës, qytetarët do të humbësin një orë gjumë, por fitohet një orë dritë.

Disa pajisjet teknologjike, ndryshimin e orës e bëjnë automatikisht.

Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para. 

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Të Ngjashme