Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Të djathtët në Serbi mblidhen në “mbështetje të serbëve në Kosovë”

Partitë e djathta opozitare në Serbi u mblodhën mbrëmjen e 28 qershorit në Beograd, në shenjë mbështetjeje për serbët nga Kosova.

Tubimin e organizoi “Lëvizja për Mbrojtjen e Kosovës dhe Metohisë”, me mbështetjen e partive të djathta, përfshirë edhe partitë opozitare parlamentare: Dveri dhe Zavetnici.

Në tubimin që vazhdon, dëgjohen këngë nacionaliste për Kosovën dhe është shpalosur pankarta: “Stop terrorit ndaj serbëve në Kosovë e Metohi”.

Të tubuarit valëvisin flamuj të Serbisë dhe slogane “s’ka dorëzim”, në të cilat figuron edhe harta e Kosovës.

Ata kërkojnë mbështetjen e Rusisë për politikën e Serbisë ndaj Kosovës.

Në mesin e kërkesave të tyre dëgjohet lirimi i serbëve të arrestuar në veri të Kosovës, të cilët Policia e Kosovës i ka identifikuar si organizatorë të incidenteve në atë zonë, gjatë muajit të kaluar.

Gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve, kritika ndaj Vuçiqit

Folësit në protestë u drejtuan me fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Ata kritikuan edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Qeveria në Serbi u quajt “tradhtare”, ndërsa Marrëveshja e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u kritikua ashpër.

Me këtë marrëveshje, thanë protestuesit, “Qeveria e Serbisë ka dorëzuar krahinën jugore“./REL

Related posts
Lajme

Policia sulmoi gazetarët me sprej dhe mjete të forta

Lajme

Protesta kundër Trendafilovës, Policia arreston disa protestues

Lajme

Parlamentin Europian ndalon shitjen e patatinave me qeska të mëdha paketimi: Duhet më shumë produkt se ajër

Lajme

Trusti Pensional shënon humbje qindra milionëshe për një muaj