Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillohet.
Gjatë momentit kur delegatët u ngritën në këmbë për kryetarin Lumir Abdixhiku, vërehej se Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami dhe Arben Gashi nuk iu bashkuan këtij gjesti.
Abdixhiku në adresimin e tij duket se i është përgjigjur Avdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit, të cilët kërkuan dorëheqjen e tij
“Dorëheqja më është kërkuar kur i kemi rritur 70 mijë vota e lëre më tash.Por kishte një evoluim të çuditshëm dhe jokonsistent në këtë kërkesë. Fillimisht, nuk u mjaftonte paralajmërimi për dorëheqje të ofruar në Kuvend, u artikulua kërkesa për dorëheqje të parevokueshme. Ik, lësho vend, mu tha.Më pas, ajo kërkesë u shndërrua në ultimatum. Po nuk u dha dorëheqja juaj, do të japim ne. Disa dhe dhanë, ndonëse e tëra çfarë kërkonim, unë dhe bashkëpunëtorët tanë, ishte trajtimi i brendshëm i secilës çështje që kishim. Këtu pra. Në këtë Kuvend.
