Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

 
   

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, e ka shpallur të konstituuar legjislaturën e re duke e përmbyllur seancën konstituive, ndonëse nuk u arrit të zgjidhet nënkryetari nga komuniteti serb. Ai ka thirrur për ditën e nesërme mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit.

Edhe vetë Kuvendi ka dalë edhe me njoftim zyrtar për mbledhjen e Kryesisë që është thirrur për ditën e hënë. “Takim konsultativ”, thuhet tek pika e rendit të ditës sipas njoftimit të dërguar nga Zyra për media e Kuvendit.

Në njoftim bëhet e ditur se ky takim ku janë thirrur katër nënkryetarët e zgjedhur të parlamentit mbahet në orën 13:00.

Kryesia e re aktualisht përbëhet nga kryetari DimalBasha, dhe nënkryetarët Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilja Rexhepi. Por, PDKdhe LDK thanë se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e së hënës, pasi Kuvendi nuk është konstituuar.