Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Të hënën varroset 15-vjeçarja që u vra nga sulmi në Graz të Austrisë

Lea Bajrami, e reja me origjinë kosovare që humbi jetën pas të shtënave tragjike në një shkollë në Graz të Austrisë, do të varroset të hënën, më 16 qershor.

Familja e së ndjerës ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 16:30, në “Varrezat Myslimane” në Graz.

Në ngjarjen e rëndë që ndodhi në këtë qytet austriak, mbetën të vrarë të paktën 10 persona. Autori i sulmit, pas kryerjes së aktit, i dha fund jetës së tij.

Tragjedia ka shkaktuar një tronditje të madhe jo vetëm në Austri, por edhe më gjerë, veçanërisht në komunitetet e emigrantëve dhe në diasporën shqiptare.