123
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shqiptarët. Zamit Meta, 36 vjeçar ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.
Për ngjarjen e rëndë, nëna e vajzës Juela Meta në një rrëfim ekskluziv për gazetën online Reporteri.net, mes lotësh ka treguar se si e zbuloi ngjarjen.
Nëna e 7 fëmijëve e prekur thellë, thotë se kur e zbuloi rastin u trondit.
“Në ora katër të mëngjesit më ikën vajza e madhe nga shtëpia. Ishim duke fjetur më lajmëron vajza tjetër më thotë mami ka iku vajza nga shtëpia. Unë s’e dija arsyen se pse iku. Ngrihem e takojë vajzën. Lajmëroi Policinë për zhdukjen. Ajo ishte largua te një komshi. Nuk fliste fare vajza. Kryeplaku I fshatin kishte kaluar aty e kish thirrë kojshia: Hajde se kam një fëmijë këtu. Kryeplaku e kishte lajmëruar Policinë. Vajzën e marrin e çojnë në Komisariatin e Policisë. Shkoj me bashkëshortin aty dhe na marrin në pyetje aty ishte edhe vajza. Arsyet përse ishte larguar unë nuk i dija, i mora vesh më vonë arsyet. Mora vesh që vajza tregonte se babi i saj e kishte prekur, që kishte abuzuar seksualisht me vajzën. Më ra si bombë kjo.”, thotë e ëma pa mundur t’i ndalë lotët.
Ajo në këtë rrëfim thotë se beson që përdhunuesi të marrë dënimin e merituar.
“Përdhunuesi që mua më ka përdhunaur evladin le të kalbet në burg. Unë dua vetëm shëndetin e vazjës dhe fëmijëve të tjerë.”, thotë e ëma e 12-vjeçares.
Nëna e 12 vjeçaresZamit MetaJuela Meta