Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Të maskuar dhe me armë zjarri, si iu vodhën 10 mijë euro kolumbianes në Prishtinë?

 
   

Në këtë banesë e cila ndodhet në Prishtinë tash e një kohë jeton një shtetase e Kolumbisë.

Por mbrëmjen e së hënës, 26 vjeçarja  pati një natë jo të zakonshme.

Kjo pasi  tre persona dyshohet se grabitën 10 mijë euro nga  banesa e saj e cila gjendet në rrugën “Halil Alidemaj” në kryeqytet.

E gjithë ngjarja ndodhi pas orës 20: 00.

E pasi grabitësit të cilët ishin të armatosur u larguan nga banesa, shtetasja e Kolumbisë,  lajmëroj Policinë.

Organet e rendit e kanë cilësuar rastin si grabitje.

“Viktima femër shtetase e Kolumbisë ka raportuar se tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me armë dhe ia kanë grabitur 10.000 euro para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, kanë njoftuar nga policia e Kosovës.

Banorët e kësaj zone kanë bërë të ditur për Tëvë1 se Njësitë e Hetimeve të Krimeve të Rënda kanë marrë pamje nga kamerat të cilat gjenden afër banesës ku ndodhi e gjithë ngjarja.

Tëvë 1 ka tentuar të bisedoj edhe me shtetasen e Kolumbisë por e njëjta nuk ishte në banesë gjatë kohës kur ekipi e televizioni ishte në vendin e ngjarjes.

Ndërsa nga Prokuroria Themelore e Prishtinë  nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me rastin.