Dietologët rekomandojnë konsumimin e misrit të zier, në sallata ose supa, përfitimet e të cilit shtrihen në disa aspekte të shëndetit.
Përfitimet kryesore:
- Për diabetin: Misri përmban karbohidrate rezistente që ndihmojnë në funksionin e insulinës dhe kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak.
- Për trurin: Falë përmbajtjes së lartë të vitaminës B, mbështet funksionin kognitiv dhe energjinë.
- Për zorrën e trashë: Konsumimi i misrit ndihmon në mbrojtjen kundër kancerit të zorrës së trashë.
-
Për shikimin: Misri është i pasur me luteinë dhe beta-karoten, të cilat kontribuojnë në shëndetin e syve.
Kujdesi në konsum:
Misri i pjekur në rrugë ose i djegur mund të përmbajë substanca të dëmshme për stomakun. Dietologët rekomandojnë të preferohet misri i zier, i cili mund të përzihet në sallata ose supa për një shije të shëndetshme dhe të sigurt.
Këshilla për kombinim ideal:
Një kombinim shumë i mirë është misri me avokado, që ofron një përzierje të shëndetshme të karbohidrateve dhe yndyrnave të mira.
