3
Muajin e kaluar, Europa dhe hapësira e Mesdheut u përballën me një thatësirë rekord, sipas Observatorit Europian të Thatësirave (EDO).
Në fillim të korrikut, më shumë se gjysma e tokës në Europë – kryesisht në lindje – ishte e prekur, me një përqindje 21% më të lartë se mesatarja e viteve 2012-2014.
Vendet më të prekura ishin Serbia, Bullgaria dhe Kosova, ku toka ishte tërësisht e përfshirë nga thatësira, ndërsa Armenia dhe Turqia u prekën në masë nga 77 deri në 95%.
Në Turqi, situata u rëndua nga erërat e forta dhe zjarret. Siria gjithashtu u godit rëndë, duke rrezikuar sigurinë ushqimore për 16 milionë njerëz.
Në Europën Perëndimore ndikimi ishte i ndryshëm – një e treta e Francës u prek, ndërsa Spanja dhe Portugalia pësuan më pak. Të dhënat bazohen në analiza satelitore nga programi Copernicus.
Temperaturat e lartaKosovaEuropa