Politik

Të prangosur, sillen në gjykatë të dyshuarit për “vjedhje votash”

 
   

Në objektin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka nisur hyrja e të dyshuarve për manipulim të vullnetit qytetar të shprehur me votë.

Ata janë sjellë nën përcjellje policore, me pranga në duar.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore, ka njoftuar se kanë pranuar 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave.

Ai theksoi se gjatë ditës së sotme do të mbahen katër seanca dëgjimore për të dyshuarit e ndaluar të premten në aksionin e madh të Policisë dhe Prokurorisë.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme