Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Të shtëna me armë në Fushë Krujë, policia nis hetimet

Të shtëna me armë kanë ndodhur në Fushë Krujë të Shqipërisë.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar nga ky rast, raporton Abcnews.al.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet dhe bëhet e ditur se po verifikojnë kamerat e sigurisë për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.