Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Të shtëna me armë në Vranjefc, Policia jep detaje

Sot rreth orës 12:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave kanë tentuar ta ndalojnë një person të kërkuar, L.K. (1996), i cili ndodhej në një veturë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Moneytizer Paragrafi 2

Pllana tha se i dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, duke rrezikuar zyrtarët. Njëri nga policët, në përpjekje për ta ndaluar, ka përdorur edhe armën zyrtare.

Gjatë arratisjes, i dyshuari ka shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale.

Moneytizer Paragrafi 4

Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente dhe hetimet janë duke vazhduar.

“Sot, rreth orës 12:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave kanë tentuar të ndalojnë personin e kërkuar L.K. (1996) derisa ishte në një veturë në rrugën e sipërshënuar. I dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë dhe ka arritë të largohet duke rrezikuar zyrtarët, njëri nga të cilët në përpjekje për ta ndaluar të dyshuarin ka përdorë edhe armën zyrtare. Personi i dyshuar ka arritë të largohet duke shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale”.

Artikull i sponzorizuar