Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Breg të Diellit – plagoset një inspektor i IPK-së

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku ka mbetur i plagosur një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një fjalosjeje mes inspektorit të IPK-së dhe një personi tjetër, lidhur me vendosjen e kamerave në një lokal afarist. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, situata ka eskaluar në mënyrë të shpejtë.

Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë të ditur se në momentin kur inspektori ka tentuar të çojë dorën drejt çantes, ku dyshohet se ndodhej arma e tij zyrtare, është përballur me të shtëna me armë zjarri nga i dyshuari.

Si pasojë, inspektori ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, ndërsa deri në këtë fazë nuk raportohet për arrestime. Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen në vijim.

Të Ngjashme