
Deputeti, Faton Pecu ka komentuar zhvillimet që ndodhën sot gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Peci ka shkruar se opozita i kanë mohuar institucionet e Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot, në Kuvendin e Republikës, opozita, e udhëhequr dëshpërimisht nga ambicia nihiliste, mohoi edhe vetveten; e verbuar nga etja për pushtet si humbëse e zgjedhjeve, duke krijuar një precedent të paparë më parë në praktikën parlamentare të Republikës.
Me të njëjtën ambicie, ata mohojnë edhe vetë institucionet e Republikës së Kosovës. Por një e vërtetë mbetet e pakontestueshme: vullneti i popullit! Ai është i patjetërsueshëm, stoik dhe përfaqëson dinjitet.