Lajme

Teherani thërret ambasadorët e BE-së pas listimit të Gardës Revolucionare si “organizatë terroriste”

Irani ka thënë të hënën se ka thirrur të gjithë ambasadorët e Bashkimit Evropian në Republikën Islamike për të protestuar kundër listimit nga blloku të Gardës Revolucionare paraushtarake si një grup terrorist.

Veprimi i Iranit vjen ndërsa Turqia u përpoq të organizonte një takim midis të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe zyrtarëve iranianë, duke kërkuar të riniste bisedimet për të lehtësuar kërcënimin e veprimeve ushtarake të SHBA-së kundër Republikës Islamike, thanë dy zyrtarë turq, raporton AP.

Të dielën, kryetari i parlamentit të Iranit tha se Republika Islamike tani i konsideron të gjitha ushtritë e BE-së si grupe terroriste, si kundërpërgjigjje.

Ushtria amerikane ka zhvendosur anijen luftarake USS Abraham Lincoln dhe disa shkatërrues me raketa të telekomanduara në Lindjen e Mesme.

Mbetet e paqartë nëse Presidenti Donald Trump do të vendosë të përdorë forcën, megjithëse vendet e rajonit janë angazhuar në diplomaci në një përpjekje për të ndaluar shpërthimin e një lufte të re në Lindjen e Mesme.

BE-ja ra dakord ta listojë Gardën si një grup terrorist javën e kaluar për shkak të rolit të saj në shtypjes së protestave mbarëkombëtare në janar që vrau mijëra njerëz dhe pa dhjetëra mijëra të arrestuar.

Vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë, e kanë shpallur më parë Gardën si organizatë terroriste.

Të Ngjashme