Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Telekom Srbija – Mjet i luftës hibride serbe ndaj Kosovës

 
   

Dr. Gurakuç Kuçi – Hulumtues i Lartë në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS” dhe profesor në Kolegjin Universum, ka thënë se Telekom Srbija, përmes degës së saj MTS në Kosovë, vazhdon të operojë në kundërshtim me ligjet e vendit, duke u shndërruar në një instrument të inteligjencës serbe dhe një kërcënim të sigurisë kombëtare.

Megjithëse pjesërisht e legalizuar me Marrëveshjen e Brukselit (2015), MTS ka shkelur rregullat: ka zgjeruar rrjetin ilegalisht, ka punësuar pa dokumente dhe ka sabotuar hetimet e institucioneve të sigurisë.

Ajo është lidhur me fshirjen e provave për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, sulmin në Banjskë, si dhe kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës në vitin 2025, i dërguar nga një numër MTS.

Shkrimi i plotë:

Telekom Srbija – Krahu i gjatë i shtetit serb në luftën hibride kundër Kosovës

Pas luftës së Kosovës, MTS – një degë e Telekom Srbija, filloi të operojë ilegalisht në enklavat serbe por me sinjal në shumicën e territorit të Kosovës, duke vendosur antena edhe në kishat ortodokse.

Në vitin 2015, me Marrëveshjen e Brukselit, ajo u legalizua pjesërisht me kushte të qarta: të respektojë ligjet e Kosovës, të ketë staf me dokumentacion të rregullt, të kufizojë shtrirjen e frekuencave, të bashkëpunojë me organet e sigurisë në Kosovë, etj.

⚠️ Por MTS ka shkelur gjithçka.

• Ka zgjeruar në mënyrë ilegale rrjetin.

• Ka punësuar persona pa dokumente kosovare.

• Ka sabotuar hetimet e institucioneve të sigurisë, etj.

📂 Më keq akoma, ka fshirë provat për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ka fshirë dhe kamufluar të dhëna për sulmin terrorist në Banjskë, ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve për incidentin në Iber Lepenc dhe shumë raste tjera. MTS nuk është thjesht kompani – është instrument i inteligjencës serbe.

💣 Kërcënimi me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës në 2025 u dërgua nga një numër i rrjetit MTS. Rastësi? Jo. Është prova që Serbia përdor Telekomin si mjet të luftës hibride dhe terrorit psikologjik.

📈 Ndërkohë, Telekom Srbija ka ndjekur një strategji agresive të zgjerimit në rajon:

• Në Mal të Zi zotëron mbi 51% të aksioneve të m:tel.

• Në Bosnjë ka mbi 65% të Telekom Srpske.

• Në Kosovë ka krijuar monopol kabllor në zonat me shumicë serbe dhe ka tentuar të blejë IPKO-n me 155 milionë euro.

• Në Shqipëri, tentoi të blejë Telekom Albania – autoritetet shqiptare e ndaluan për arsye sigurie kombëtare.

• Në Maqedoninë e Veriut, funksionon si MVNO me emrin MTEL që nga 2021.

📺 Kanalet e saj, si Arena Sport, u transmetuan edhe në rrjete shqiptare kabllore në Kosovë – një përhapje e propagandës serbe në mënyrë të heshtur.

🕵️‍♂️ Telekom Srbija është gjithashtu një armë spiunazhi.

Në mars 2025, gazetarët e BIRN Serbia u sulmuan me spyware Pegasus përmes numrave MTS. Amnesty International e konfirmoi përmes analizës forenzike. Po ashtu, policia serbe dhe BIA kanë përdorur pajisjet e Cellebrite për të instaluar NoviSpy në telefonat e gazetarëve të ndaluar.

📵 Kur flasim për Telekom Srbija, nuk po flasim për një operator të zakonshëm. Po flasim për një strukturë shtetërore të përdorur për kontroll, manipulim, frikësim dhe ndërhyrje të thellë në jetën institucionale të Kosovës dhe rajonit.

Kosova është i vetmi vend në Ballkan që nuk ka rënë nën ndikimin e projektit ruso-serb. Prandaj sulmohet. Prandaj manipulohet. Prandaj rrezikohet.

🛑 Telekom Srbija nuk është thjesht telekom. Është një mjet i luftës nga Serbia. Dhe duhet trajtuar si i tillë.