Pas hapjes së televotimit për Labinot Rexhën, si pasojë e sjelljes së tij dhe leximit të Zarfit të Zi, vendimi i publikut nuk vonoi.
Me numërimin e votave, u bë e qartë se publiku kishte vendosur që Labi të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.
Ky moment shënon përfundimin e aventurës së tij brenda formatit, pas tensioneve dhe debatëve që kishin përfshirë banorin gjatë gjithë edicionit.
Largimi i tij u ndoq me emocione nga banorët dhe shikuesit, duke e bërë këtë një nga momentet më dramatike të këtij edicioni. /Telegrafi/
