Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Temperaturat e larta në vend, mjekja Dolllenberg jep këshilla për përballimin e të nxehtit

 
   

Pas rritjes së temperaturave deri në 34°C gjatë kësaj jave, mjekja Aurora Dolllenberg ka dhënë disa këshilla të rëndësishme për të përballuar valën e të nxehtit që ka përfshirë vendin.

“Ajo që konsumojmë është baza kryesore për të furnizuar trupin me elementet e nevojshme, që të jemi të fuqishëm për të përballuar të nxehtin. Duhet të pimë ujë dhe lëngje për të luftuar dehidratimin”,  thekson mjekja, në emisionin “Ora 7”.

Ajo bën thirrje për vetëdijësim, veçanërisht te grupet më të ndjeshme, si të moshuarit, të cilët mund të përballen me simptoma shqetësuese si dhimbje koke, marramendje, të vjella apo temperatura të larta.

“Këto simptoma nuk duhet të neglizhohen, pasi janë pasojë e ndikimit të nxehtësisë që vjen nga ngritja e tokës”, shton Dollenberg.