Lajme

Tensione në protestën e PD-së para Qeverisë

Protesta e Partisë Demokratike ka shënuar momente tensioni pak minuta pas nisjes së saj në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Një grup protestuesish kanë sulmuar godinën e Kryeministrisë me bomba molotov dhe fishekzjarre, çka ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të policisë për të shpërndarë turmën.

Situata u përshkallëzua kur një grup specifik demonstruesish, të cilët mbanin tabela për të feshur identitetin, avancuan drejt kordonit të sigurisë.

Nën thirrjet e vazhdueshme “Rama ik”, ata lëshuan një breshëri lëndësh djegëse dhe piroteknike në drejtim të godinës qeveritare, një skenar i ngjashëm ky me protestat e mëparshme të opozitës.

Në përgjigje të këtij sulmi, forcat e rendit reaguan me shpejtësi për të rimarrë kontrollin e situatës. Policia përdori gaz lotsjellës dhe makinat me ujë me presion për të zmbrapsur protestuesit. Si pasojë e kësaj ndërhyrjeje, sheshi kryesor përpara Kryeministrisë u zbraz brenda pak minutash.

Aktualisht, zona vijon të jetë nën një monitorim të rreptë dhe prani të shtuar të forcave të policies./rtsh.al/

Të Ngjashme