Aktuale

Tensionet në Lindjen e Mesme/ “Fluturon” nafta, ja sa shitet nafta dhe benzina për litër

Çmimet e naftës dhe të benzinës në kosovë, kanë shënuar rritje gjatë ditëve të fundit, duke reflektuar zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, çmimi i naftës diesel në disa pika të shitjes ka arritur deri në 1 euro e 60 cent për litër, nga 140 që ishtë, ndërsa benzina po shitet me 1 euro e 39 cent për litër nga 1euro e 27 cent deri.

Ai tha se për rreth tre muaj tregu i lendeve diegse ka qenë relativisht i qëndrueshëm, por tensionet e fundit në Lindjen e Mesme kanë filluar të ndikojnë në çmimet globale të naftës, duke u reflektuar edhe në tregun kosovar.

Një nga shqetësimet kryesore lidhet me situatën në Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e furnizimit global me energji.

Megjithatë, qytetarët nuk kanë arsye për panik, pasi në Kosovë aktualisht ka furnizim të mjaftueshëm.

Nga ana tjetër, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit e Kosovës ka bërë të ditur se po monitoron vazhdimisht tregun për të parandaluar praktika të padrejta dhe për të mbrojtur konsumatorët nga rritjet e pajustifikuara të çmimeve.

Ndërkohë, në tregjet ndërkombëtare, çmimi i naftës së papërpunuar në Azi ka pësuar një rënie prej rreth 6.5 për qind, duke zbritur nga mbi 92 dollarë në rreth 88 dollarë për fuçi, megjithëse analistët paralajmërojnë se paqëndrueshmëria në rajon mund të vazhdojë të ndikojë në çmimet e energjisë në ditët në vijim.

Të Ngjashme