Dogana e Kosovës njofton se gjatë procedurave të kontrollit doganor në Zyrën Doganore në Aeroport, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara dhe të deklaruara në mënyrë të pasaktë, të cilat ishin paraqitur për zhdoganim në një deklaratë importi.
“Pas ekzaminimit të detajuar fizik të mallit, është konstatuar se përveç mallit të deklaruar, ishin të fshehura edhe 4 instrumentabele tjera për automjete si dhe një pjesë e mallrave ishte deklaruar në mënyrë të pasaktë, duke u emëruar ndryshe nga gjendja reale gjatë inspektimit”, thuhet në njoftim.
Sipas Doganës së Kosovës nga vlerësimi i bërë rezultoi se baza doganore për mallin e zbuluar arrinte në 3,289 €, me një shmangie të taksave në vlerë prej 980.12 €.
Rasti është proceduar sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa Dogana e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në luftimin e çdo tentative për shmangie fiskale dhe mbrojtjen e tregut të brendshëm.
																									 
														 
																													 
													 

