Lajme

Tentim vrasja në Nashec të Prizrenit, këta janë viktima dhe i dyshuari

 
   

Një person është plagosur sot në fshatin Nashec të Prizrenit.

Burimet e medias mësojnë se viktima në këtë rast është A.Gutaj, i cili sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

Kurse, i dyshuari në këtë rast është Anton Kelmendi, i cili është arrestuar nga policia.

Po ashtu është konfiskuar edhe arma e cila dyshohet se është përdorur në këtë incident.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, hetimet janë duke u zhvilluar derisa rasti po cilësohet si “Vrasje e mbetur në tentativë”.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme