Aktuale

Tentohet të grabitet një degë e bankës “Fibank” në Tiranë, autori qëllon me armë! Detajet e para

Është tentuar të grabitet me armë zjarri një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, në zonën e ish-parkut të autobusëve.

Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije se ngjarja ka ndodhur në “Fibank”, ku njëri nga autorët mësohet se kanë qëlluar një herë me armë, pasi në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë.

Autori mësohet se nuk ka arritur dot të marr lekë, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2.

Kodra raporton se autori është vënë në pranga, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

ne përditësim…

Të Ngjashme