Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në Kosovë, me epiqendër në zonën e Shtërpcës.
Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja është regjistruar në orën 22:05:08 me kohë lokale, në thellësi prej rreth 10 kilometrash. Tërmeti është ndjerë në disa rajone të vendit, si dhe në rajonin veriperëndimor të Ballkanit.
Autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo dëme materiale, ndërsa qytetarët kanë raportuar se lëkundjet janë ndier dukshëm në disa qytete.

Tërmet me magnitudë 4.8 godet Kosovën
Institucionet përkatëse kanë bërë thirrje për qetësi dhe kanë theksuar se situata po monitorohet, ndërsa qytetarët këshillohen të ndjekin udhëzimet e sigurisë në raste tërmetesh.
