Një tërmet i fuqishëm ka tronditur pjesë të ishujve jugorë të Filipineve, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), transmeton Anadolu.
Tërmeti fillimisht u raportua me magnitudë 6,7, përpara se të rishikohej në 6,4.
USGS njoftoi se lëkundja ndodhi me epiqendër 27 kilometra në lindje të qytetit Santiago, në Luginën Cagayan të Filipineve verilindore.
Instituti Filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (Phivolcs) bëri të ditur se nuk ka rrezik për cunami për Filipinet, raportoi media lokale “Inquirer”.
Deri më tani, nuk ka raportime të menjëhershme për viktima apo dëme.

