Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tërstena: Politikanët serbë në Gjermani lobojnë kundër shqiptarëve

 
   

Albana Tërstena nga Rrjeti shqiptar-gjerman për angazhim politik, DANPE, ka thënë që politikanët serbë në Gjermani vazhdimisht bëjnë lob kundër Kosovës.

“Qëllimi ynë i parë është që ta mbështesim njërin tjetrin dhe ta shtyjmë përpara, p.sh. kur ka kandidime për mandate të ndryshme, kemi anëtarë që janë asamblistë, kemi funksionarë të ndryshëm, kemi pasur anëtarë të thjeshtë, p.sh. Dafina ka qenë kandidate për Bundestagun, apo siç është vëllai im, i cili ka qenë kandidat për Bundestagun, kemi anëtarë të tjerë që kanë kandiduar për mandate të ndryshme, të Republikës, mbipartiake. Duam t’i mbështesim shqiptarët që i kemi”, ka thënë Tërstena.

“Por gjithashtu, qëllimi ynë është që të ndikojmë në sistemin e Gjermanisë, si p.sh. t’u tregojmë se kush janë shqiptarët, ku e kanë prejardhjen, çfarë qëllimi e kemi ne”.

DANPE synon të forcojë lobimin e shqiptarëve te gjermanët, duke iu kundërvënë atij serb i cili sipas Tërstenës është shumë i ofrtë.

“Ta tregojmë edhe historinë tonë sepse e vërejmë që lobimi i serbëve është shumë i fortë në Gjermani, dhe tregon histori të shqiptarëve që nuk janë të vërteta”.